Google ADS

Behgjet Pacolli viziton Panairin e Librit (FOTO)

18:53 | 11 Qershor 2017
Arbresh.info

Presidenti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Behgjet Pacolli ka vizituar Panairin e Librit në ambientet e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, shkruan arbresh.info.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se prezenca e shumë shtëpive botuese nga Kosova, Shqipëria dhe nga vise të tjera, më bindin në vazhdimësi se libri shqip është monument real i bashkimit kombëtar.

Më poshtë ju sjellim postimin e plotë të tij:

“Momente me librin….
Shfrytëzova rastin që të shkoj në panairin e librit shqip që po mbahet në Prishtinë.
I shoqëruar nga profesori i shquar Jahja Kokaj dhe miq të tjerë, takova shumë qytetarë, miq të librit dhe botues.
Prezenca e shumë shtëpive botuese nga Kosova, por dhe nga Shqipëria, dhe nga vise të tjera, më bindin në vazhdimësi se libri shqip është monument real i bashkimit kombëtar. Ai nuk njeh kufij.
Në njërin nga panairet e fundit promovova librin dokumentar «të lobosh për Kosovën në Amerikë », që trajtonte pikërisht lobimin tim dhe miqve tanë edhe pranë Shtëpisë së Bardhë që Presidenti Bush të thoshte në Shqipëri : Kosova e meriton pavarësinë tani!
E kjo frazë më erdhi në mend sot ndërsa Shqipëria përkujton vizitën historike për kombin shqiptar që Xhorxh Bush e pati atje në qershor 2007. Gjithmonë e kam dashur librin dhe më kujtohen si tani sakrificat e bëra për të blerë libra në fëmijëri.
Sot megjithëse përdor shumë smartfonin, importoj libra ne formë elektronike nga bibliotekat e ndryshme, lexoj në aeroplan, lexoj në veturë dhe jam i lumtur që edhe fëmijët e mi lexojnë shumë gjithashtu”./Arbresh.info

19059520_10158787060795153_8549601568343274203_n

19059586_10158787060885153_5890779363661069830_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme