Hoti: Asnjë incident në Veri të Kosovës

18:47 | 11 Qershor 2017
Arbresh.info

Besim Hoti, zëdhënës komandant i policisë për veriun, ka thënë se nuk është shënuar asnjë incident në Veri të Kosovës.

Hoti tha se procesi zgjedhor në komunat veriore të vendit ka kaluar pa probleme, e sigurisht që sipas tij një sukes i tillë është meritë e institucioneve për përgatitjen e duhur paraprake, transmeton Klan Kosova.

”Procesi zgjedhor në komunat veriore të Kosovës ka kaluar pa probleme apo incidente të mundshme. Policia e Kosovës ka qenë e angazhuar për të zbatuar planin operativ. Policia e Kosovës nuk ka regjistruar asnjë incident të vetëm që mund të rrezikonte sigurinë e përgjithshme të regjionit të Veriut”.

”Kur them që ka kaluar procesi pa incidente sigurisht është meritë e institucioneve. Nuk është dhe aq befasi sepse ne jemi përgatitur dhe për skenarët më të këqija të mundshme. Pas mbylljes së procesit është faza e karter e procesit zgjedhor. Ne përcjellim votat deri në qendrat e numërimit të votimit për shkaqe sigurie”.

”Autorizimet kanë qenë prezente, është aprovuar. Për autobusë flitet rregullisht për persona që kanë pasur pasaporta të Kosovës”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme