Google ADS

Gjermani: Shpërthim zjarri në një qendër refugjatësh, dhjetëra të plagosur

18:27 | 11 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Të paktën 37 persona, duke përfshirë 10 fëmijë, janë plagosur pas një shpërthimi të zjarrit në një qendër të refugjatëve në qytetin e Bremenit në Gjermaninë veriperëndimore.

Zjarri fillimisht kishte filluar në një kazan plehrash në bodrumin e një ndërtesë pesë katëshe, transmeton portali arbresh.info

Mediat gjermane kanë raportuar se në ndërtesë jetojnë rreth 100 njerëz.

Të paktën 37 vetë u plagosën në incident dhe 14 u dërguan në spitale, thanë zjarrfikësit. Dhjetë fëmijë janë në mesin e të lënduarve gjatë zjarrit.

Policia ka deklaruar se janë duke u kryer hetimet, ndërsa ka shtuar se ende nuk dihet nëse ndezja e zjarrit ishte e qëllishme./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme