Dragashi me daljen më të ulët në zgjedhje

18:34 | 11 Qershor 2017
Arbresh.info

Bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 16:00 kanë votuar rreth 28 për qind e votuesve.

Komuna e Shtërpcës, në bazë të këtyre të dhënave, prin me numrin më të madh të votuesve, apo me dalje në zgjedhje deri në 45 për qind. Komuna e Zubin Potokut është e dyta me 43 për qind, pasuar nga Ranilugu, me rreth 39 për qind, kurse komuna e Parteshit, me 38 për qind.

Në Prishtinë, deri në orën 16:00, kanë votuar 33 për qind qytetarëve më të drejtë vote.

Komuna me daljen më të ulët është Dragashi, me 19 për qind.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme