Kandidatja për deputete e LDK-së, Dorentina Maloku gjatë një konference për media ka thënë se presin një numër shumë më të madh të votuesve.
“Ne presim që të ketë një numër shumë më të lartë të votuesve se sa në vitin 2014. Deri në orën 15:00 kanë qenë mbi 60 mijë votues më shumë se sa në zgjedhjet e kaluara”, është shprehur Maloku.
Sipas saj, LDK ka evidentuar dy parregullsi, një në Gjakovë dhe një në Prizren, për të cilat janë njoftuar organet e ndjekjes, raporton “Arbresh.info.
“Ka pasur disa shkelje, të cilat janë raportuar. Shqetësuese për ne është fakti se dy asamblist të PDK-së nga Gjakova, Artan Nimani dhe Arben Rugova figurojnë në listën e vëzhguesve përmes organizatës joqeveritare Instituti Rajonal për Demokraci të Drejta të Njeriut dhe Studime politike, e akredituar nga KQZ. Fatmir Kastrati asamblist i AAK-së në Prizren thotë se të gjithë vëzhguesit e partisë së tij në këtë komunë janë regjistruar në emër të po kësaj organizate. Kjo paraqet shkelje flagrante të ligjit për zgjedhjet”, u shpreh Maloku.
Sipas saj, LDK e vlerëson lartë reagimin e shpejt të organeve ndjekëse për të gjitha parregullsitë e raportuara. / Arbresh.info
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...