Analisti politik, Agon Maliqi ka bërë një analizë të daljes në zgjedhje dhe atë e ka krahasuar me vitin 2014.
Sipas tij, dy bastionet e PDK-së, Drenasi e Skenderaj, kanë dalë 8% më pak se më 2014, raporton Gazeta Blic.
Ndryshe, këto dy komuna janë bastione të PDK-së, dhe në zgjedhjet e kaluara këto komuna shquheshin për dalje masive. Madje në një palë zgjedhjesh, në Skenderaj dalja ishte rreth 100 për qind.
Në vazhdim e gjeni të plotë shënimin e Agon Maliqit:
Ne kete grafikon po e paraqes nje krahasim ne mes te viteve 2014 dhe 2017 te daljes ne zgjedhje (ne cdo komune) deri ne ora 15:00.
Deri tash bien ne sy tre sende.
1) Ne shumicen e komunave dalja eshte e ngjashme ose per 1-2% me e madhe se ne vitin 2014.
2) Dalja eshte dukshem me e vogel ne Drenas dhe ne Skenderaj (8% me e vogel ne te dyjat) dhe dukshem me e madhe (6%) ne Deçan.
3) Dalja eshte dukshem me e madhe ne komunat me shumice serbe ne jug te Kosoves.
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...