Ja cila komunë prinë sipas përqindjes së votuesve

16:57 | 11 Qershor 2017
Arbresh.info

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në ora 15:00 kanë votuar 497 mijë e 121 votues, apo 25,36 për qind, derisa përqindja më e madhe e daljes së votuesve është në komunën e Shtërpcës me 45.69% dhe më e ulëta është në Dragash me 19.04 për qind.

Në Prishtinë dalja e votuesve është 33 për qind, në Prizren 25.38 , Ferizaj 28.39 për qind, Pejë 27.80, Gjakovë 25.17, Mitrovicë e Jugut 25.97 për qind dhe Gjilan 29.59 për qind.

Dalja në komunat në veri është Leposaviq 33.20%, Zubin Potok 43.6%, Zveçan 27.16%, Mitrovicë e Veriut 25.97 për qind, derisa në komunat tjera në Ranilluk kanë votuar 38.79%, Partesh 37.52%, Kllokot 29.52% dhe Graçanicë 29.74%.

Dalja e votuesve në komuna sipas të dhënave të KQZ-së deri në ora 15.00 në përqindje:

Deçan 29.78%, Gjakovë 25.17%, Gllogoc 25.42%, Gjilan 29.59 %, Dragash 19.04 %, Istog 23.97%, Kaçanik 24.95%, Klinë 24.29%, Fushë Kosovë 27.75%,Kamenicë 29.22%, Mitrovicë e Jugut 25.97%, Leposaviq 33.20%, Lipjan 29.78%, Novobërdë 34.75%, Obiliq 28.88%, Rahovec 24.23%, Pejë 27.80%, Podujevë 26.78%, Prishtinë 33.0%, Prizren 25.38%, Skenderaj 26.14%, Shtime 29.79%, Shtërpcë 45.69%, Suharekë 27.77%, Ferizaj 28.39%, Viti 25.46%, Vushtrri 27.14%, Zubin Potok 43.6%, Zveçan 27.16%, Malishevë 28.74%, Junik 25.65%, Mamushë 30.66%, Han i Elezit 24.61%, Graçanicë 29.74%, Ranilluk 38.79%, Partesh 37.52%, Kllokot 29.52% dhe Mitrovicë e Veriut 23.00%.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme