Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Iniciativa për progres mbajti konferencë mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
IKD, ka angazhuar 65 vëzhgues mobil për të raportuar për performancën e procesit zgjedhor.
Albulena Nrecaj, drejtoreshë ekzekutive në KDI, tha se në fshatin Mihaliq janë parë persona që kanë fotokopjuar fletëvotimet dhe kanë rrethuar disa kandidatë.
Sipas saj, edhe në shkollat “Dëshmorët e Koshares”, “Enver Hadri”, “Asdreni” në Pejë dhe “Anton Zako Çajupi”, janë parë parregullsi për të cilat është dashtë të ndërhyjë Policia e Kosovë.
Hyrije Mehmeti nga IKD, tha se kanë gjetur raste kur ka emra të personave të vdekur në listat e votuesve.
Ajo tha se shkolla “Dardania” në Prishtinë dhe një shkollë tjetër në Leposaviç tashmë kutitë e votimit me kusht i kanë tërësisht të mbushura dhe nuk mund të votohet më me kusht në këto dy qendra.
Ndërkaq u tha se në qendrat e votimit në komunat veriore problemi më i madh i raportuar është posedimi i dokumenteve të Serbisë nga votuesit.
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...