KQZ: Deri në ora 15:00 kanë votuar 27.75 për qind e qytetarëve

15:58 | 11 Qershor 2017
L G

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për herë të tretë gjatë ditës së sotme ka dal me konferencë për media, ku ka treguar për numrin e votuesve deri në orën 15:00, si dhe parregullsitë e evidentuara në vendvotime të ndryshme.

Sipas kryetares së KQZ-së  Valdete Daka, që nga hapja e vendvotimeve e deri në orën 15:00,  kanë votuar rreth 27.75 për qind e qytetarëve, raporton Arbresh.info.

Sipas saj, krahasuar me zgjedhjet e kaluara, këtë vit ka një rritje të numrit të votuesve.

Në bazë të dhënave të dërguara nga qendrat e votimit për të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, deri në orën 15:00, kanë votuar 497 mijë e 121 votues, apo 27. 75 për qind. Krahasuar me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës me 8 qershor 2014, deri në kohën e njëjtë kanë votuar 451 mijë e 990 votues, apo 25. 36 për qind të votuesve, që kemi një rritje në krahasim me zgjedhjet e kaluara”, u shprehë Daka.

Sa i perkët keqpërdorimeve të mundshme dhe shkeljeve të Kodit Penal, këto janë çështje të prokurorisë dhe organeve të ndjekjes, KQZ nuk do të merret me çështje që s’janë të saj.

Kryetarja e KQZ-së, tha se nuk kanë caktuar orë se kur do të dalin me rezultate preliminare. Sipas saj, me këto rezultate do të dalin kur KQZ t’i ketë të gjitha informatat.

KQZ nuk do të marr përgjegjësi për vëzhguesit që ka akredituar.

“Ne nuk mund ta bartim përgjegjësinë për vëzhguesit që i kemi akredituar, nëse ata janë përfaqësues të partive politike apo jo”, tha Daka.

Sipas Dakës, KQZ i ka larguar nga lista votuese rreth 35 mijë persona të vdekur për aq sa ka pasur kohë.

Daka njoftoi se konferenca e radhës e KQZ-së do të vazhdoi në ora 20:00./ Arbreshe.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme