Polici i angazhuar në një shkollë në Vushtrri, familjar me kandidatin e PDK-së për deputet

14:50 | 11 Qershor 2017
L G

 Faik Kajtazi, një nga zyrtarët policor të angazhuar në Qendrën e votimit në shkollën “Enver Hadri” në Smrekovnicë të Komunës së Vushtrrisë, është familjar i kandidatit për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kurtan Kajtazi.

Afërsinë familjare në mes tyre e konfirmoi edhe menaxheri i Qendrës së votimit në fjalë, Nehat Abazi, sipas të cilit Faik Kajtazi është xhaxhai i kandidatit të lartpërmendur. Megjithatë, sipas Abazit, zyrtari policor në fjalë nuk ka ndikuar në asnjë votues.

Ndryshe, edhe kandidati i PDK-së nga dega e Vushtrrisë, është po nga fshati Smrekovnicë, në të cilin xhaxhai i tij po kujdeset për mbarëvajtjen e zgjedhjeve./BetimipërDrejtësi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme