EasyJet bën ulje emergjente, u dëgjua duke folur për terrorizmin

14:08 | 11 Qershor 2017
Arbresh.info

Tre persona janë ndaluar gjatë fluturimit të easyJet për në Londër pasi u dëgjuan duke folur për çështjet e terrorizmit, gjë e cila çoi në ulje emergjente.

Të gjithë 151 pasagjerët e nisur nga Lubjana e Sllovenisë janë evakuuar për shkaqe emergjente pasi piloti vendosi të bëjë një aterim të paplanifikuar në aeroportin Këln-Bonn në Gjermani, transmeton portali arbresh.info.

Tre persona u arrestuan pasi çdo pasagjer u largua nga aeroplani dhe iu nënshtruan kontrollit të sigurisë. Hetuesit më vonë kryen një shpërthim të kontrolluar të çantës së shpinës.

Policia tha se të tre ishin dëgjuar duke diskutuar “çështjet terroriste”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme