Irani ka dërguar pesë avionë me ushqim në Katar, pasi vendi po vuan nga mungesa një blokadë rajonale.
Një numër kombesh, duke përfshirë rivalet kryesore të Iranit, Arabinë Saudite, kanë ndërprerë llidhjet me Katarin gjatë javës së kaluar, duke e akuzuare atë për financim të terrorizmit, akuza të cilat Katari i ka mohuar fuqishëm, transmeton portali arbresh.info
Gjithashtu shtetasit e Katarit janë urdhëruar që të lëshojnë vendet që janë të përfshira në bllokadë, por Katari ka deklaruar se nuk do të ndjekë atë shembull.
“Deri me tani janë dërguar pesë avionë me ushqim, ndërsa i gjashti pritet të niset sot”, ka deklaruar deklaroi Shahrokh Noushabadi, zëdhënës i kompanisë ajrore Iran Air.
AFP gjithashtu ka cituar agjencisë e lajmeve Tasnim që ka raportuar se tre anije me 350 ton ushqim do të shkojnë drejt Katarit.
Irani gjithashtu ka hapur hapsirën ajrore edhe për fluturimet e Katarit, pas mbylljes së hapsirës ajrore nga Arabia Saudite, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe./Arbresh.info
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador