Voton Agim Bahtiri, kërkon që të dilet masivisht në zgjedhje

13:03 | 11 Qershor 2017
Arbresh.info

Nënkryetari i AKR-së dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka votuar në mëngjes në fshatin e tij të lindjes në Gushavc.

“Unë sapo e kryejta obligimin tim qytetar, duke votuar në vendlindjen time në Gushavc.

Sot është një ditë shumë e rëndësishme për Kosovën, ku duhet të ketë votim të lirshëm dhe pa manipulime”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Ai iu ka bë thirrje qytetarëve që të dalin masovikisht në zgjedhje, sepse ka thënë se me votën e tyre do ta përcaktojnë të ardhmen e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme