Një aeroplan që udhëtonte nga Sllovenia në Mbretërinë e Bashkuar, bëri ulje të paplanifikuar, pasi piloti u alarmua për një “bisedë të dyshimtë” me “përmbajtje terroriste”.
Tre burra u arrestuan pasi fluturimi i kompanisë Easyjet, nga Lubjana në Stansted, ka devijuar në aeroportin e Këlnit në Gjermani, të shtunën pasdite.
Të 151 pasagjerët në bord janë evakuuar dhe fluturimet janë pezulluar për tri orë.
Një çantë që u përkiste tre të dyshuarve u hodh në erë nga policia.
Policia e Këlnit tha se pasagjerët e tjerë e kanë njoftuar ekuipazhin për bisedën midis tre burrave.
Policia tha se biseda ka pasur “përmbajtje terroriste” por nuk dha më shumë detaje.
Easyjet tha se kapiteni ka marrë vendimin për të ateruar në aeroportin e Këlnit si masë paraprake për sigurinë./REL/
Edi dyshon: Kur vjen motra me të thanë për babë nuk është mi...
Lirohet pa akuza gruaja iraniane që u zhvesh në shenjë prote...
Sam Altman i OpenAI pjesë e qeverisë së San Franciskos
Rizvanolli njofton se po shqyrtohet mundësia për prodhimin e...
Përse qentë na lëpijnë? Ndoshta diçka dëshirojnë të na thonë
Tiranë, buxheti i ri mes polemikave politike, komentojnë stu...