Organizatat Jo-Qeveritare, IKD, INPO dhe GLPS njoftojnë se në Komunën e Mitrovicës, një person ka tentuar të votojë duke pasur të veshur një maicë me mbishkrime të një subjekti të caktuar politik.
Policia e Kosovës e ka lejuar të hyjë për të votuar në objektin e shkollës fillore “Anton Zako Çajupi”, personin i cili kishte të veshur maicë me mbishkrime të një subjekti të caktuar politik. Megjithatë, i njëjti është nuk është lejuar të votojë nga drejtoresha e shkollës në fjalë.
IKD, INPO dhe GLPS me përkrahje të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është duke monitoruar aktivitet e institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë në ditën e votimit më 11 qershor 2017. IKD, GLPS dhe INPO ka akredituar 65 monitorues mobil, të cilët do të jenë në lëvizje të vazhdueshme në 38 komunat e Republikës së Kosovës për të raportuar për performancën e institucioneve të drejtësisë për të gjitha rastet eventuale ku mund të rrezikohet kryerja e veprave penale kundër të drejtave të votimit.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...