Kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të Byros Kosovare të Sigurimit, Rrahim Pacolli ka bërë të ditur se sot i ka dërguar shkresë zyrtare Bankës Qendrore të Kosovës përmes së cilës i kërkon këtij institucioni të shqyrtohen dhe aprovohen propozimet për uljen e tarifave të sigurimit kufitar në vlerë prej 50 për qind.
“Me qëllim të lehtësimit të udhëtimeve për në vendlindje të bashkatdhetarëve tanë në Kosovë në kuadër të angazhimeve të mija në këtë drejtim, në cilësinë e kryesuesit të Asamblesë së Përgjithshme-organit më të lartë të BKS-së si dhe në cilësinë e kryesuesit të bisedimeve teknike për sigurimet në Bruksel, sot i kam dërguar shkresë(kërkesë) zyrtare në BQK, për të treguar seriozitetin e çështjes së uljes së tarifave të sigurimit kufitar.
Në shkresën e dërguar për organin rregullativ BQ, kam kërkuar që të merren në konsideratë,të shqyrtohen dhe aprovohen propozimet për uljen e tarifave në vlerë prej 50% dhe atë:
Për automjete me pasagjerë për periudhën 30 ditore – 20 euro
Për automjete me pasagjerë për periudhën 15 ditore – 15 euro
Propozimet e lartcekura i mbështesim pas analizave të thukta si dhe duke marrë parasysh të gjitha rrethanat financiare të industrisë së sigurimeve”, ka thënë Pacolli./arbresh.info.
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj