Chelsea raportohet se udhëheq garën për të nënshkruar me mesfushorin e Real Madridit, James Rodriguez.
Bazuar në gazetën spanjolle ‘AS’, Chelsea i është rikthyer garës për mesfushorin James Rodriguez pasi ka në plan të shes Cesc Fabregasin, duke lënë hapësirë në departamentin kreativ të mesfushës, transmeton portali arbresh.info.
Përveç kësaj, “Blutë” nuk dëshirojnë të humbin një tjetër shënjestër në Real Madrid pas disfatës që pësuan në garën ndaj Manchester United për superyllin Alvaro Morata.
Gazeta e lartpërmendur shton se shitja e reprezentuesit kolumbian do t’i siguronte atyre rreth 70 deri në 80 milionë euro duke i krijuar ‘Los Blancos’ mundësi për të përshpejtuar rrugën e tyre drejt shënjestrës kryesore dhe sensacionit Kylian Mbappe./arbresh.info
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...