Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës ka thënë se Policia e Kosovës ashtu siç ka paraparë ka angazhuar zyrtarë të mjaftueshëm për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Kosovë.
“Deri në këto momente të gjithë zyrtarët i kemi nëpër pika dhe deri më tani mund të thuhet se nuk është paraqitur ndonjë problem”, ka thënë Kelani.
Ai ka bërë të ditur se zyrtarët policorë sot do të jenë të angazhuar edhe me orar më të zgjatur se normalisht.
“Aty ku është kërkuar nevoja kemi bërë shtesë, varësisht prej nivelit të rrezikshmërisë. Në aspektin e sigurisë çdo gjë është duke shkuar në rregull përfshirë edhe veriun e Mitrovicës”, ka thënë ndër tjerash Kelani.
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...