Liverpooli është i gatshëm për të shtruar ofertë prej 40 milionë funta për mesfushorin e Arsenalit, Alex Oxlade Chamberlain.
23-vjeçari, i cili është shfrytëzuar në pozita të ndryshme këtë edicion te Arsenali, mund të luaj si anësor, në qendër të mesfushës dhe prapa në pika të ndryshme, transmeton portali arbresh.info. Dhe, siç duket kjo ka tërheq vëmendjen e trajnerit Jurgen Klopp të Liverpoolit, i cili preferon lojtarët e shkathët si Philippe Coutinho dhe James Milner.
“Redsat” janë duke kërkuar transferimin e lojtarit që po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij në Emirates këtë verë.
Mediat angleze raportojnë që skuadra e trajnerit Jurgen Klopp dëshiron të paguaj 40 milionë funta për të sjell Oxlade Chamberlain në ‘Anfield’.
Nga ana tjetër, Arsenali është duke u përpjekur gjithashtu t’i ofrojë një marrëveshje afatgjate yllit të ri me vlerë prej 100 mijë funta në javë./arbresh.info
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë