Google ADS

Kujdes, është i ndaluar fotografimi i votës

09:57 | 11 Qershor 2017
arbresh.info

Në pajtim me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe Kodin Penal të Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për të ndaluar fotografimin e votës gjatë procesit të votimi.

“Me qëllim të ruajtjes së cenimit dhe fshehtësisë së votës, në pajtim me Kodin Penal,” thuhet në vendimin e KQZ-së, shkruan arbresh.info.

Rrjedhimisht të gjitha Komisionet Komunale Zgjedhore janë obliguar të vendosin në secilin vendvotim shenjën materiale informuese.

Tashmë organizatat jo-qeveritare, IKD, INPO dhe GLPS njoftojnë se në Shtërpcë, në vendvotimin 2306D/03D është bërë fotografimi i votës.

Personi me inicialet S.S që i takon komunitetit serb, në qendrën e votimit 3, në Jazhincë, përkatësisht shkollën fillore “Sarski Odret”, ka bërë fotografimin e votës në orën 07:40./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme