Google ADS

Ja ku do të votojnë tre kandidatët për kryeministër

08:39 | 11 Qershor 2017
Arbresh.info

Janë tre kandidatë të nominuar për kryeministër: Ramush Haradinaj, Avdullah Hoti dhe Albin Kurti.

Vendet dhe orët ku do të votojnë sot liderët kryesorë të vendit.

09:30 – Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, voton në objektin e Fakultetit Filologjik në Prishtinë.

I nominuari për kryeministër nga Koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, në ora 09:00, voton në Shkollën e Mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti do të votojë në Fakultetin Ekonomik në orën 10:00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme