Një ushtar afgan vret dy amerikanë në Nangahar

23:40 | 10 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Autoritetet në Afganistanin lindor thonë se një pjesëtar i Forcave Speciale Afgane vuri në shenjestër personelin usharak amerikan duke vrarë dy pjesëtarë të forcave amerikane dhe duke plagosur dy të tjerë.

Incidenti ndodhi të shtunën në distriktin e trazuar të Achinit, në provincën Nangahar. Autori i sulmit u qëllua menjëherë për vdekje nga ushtarë amerikanë, siç njofton zëdhënësi i qeverisë afgane Attaullah Khogyani për Zërin e Amerikës.

Një zëdhënës i ushtrisë amerikane i kontaktuar nga Zëri i Amerikës tha se zyrtarët ushtarakë amerikanë janë “në dieni të incidentit në Afganistanin lindor. Ne do të nxjerrim informata të mëtejshme kur të jetë e përshtatshme”.

Një zëdhënës i Talibanit mori përgjegjësi për sulmin duke e cilësuar një “akt të brendshëm” dhe duke thënë se autori ishte anëtar i organizatës dhe kishte infiltruar radhët e forcave afgane për të kryer akte të tilla.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme