Google ADS

Ish striptizerja kandidon për zgjedhjet Parlamentare në Francë

23:23 | 10 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Ajo mund të jetë një bjondinë e zhurmshme, por mos lejoni që pamja e saj t’ju mashtrojë.

Ish striptizerja me emrin Cindy Lee kandidon për zgjedhjet Parlamentare në Francë, transmeton portali arbresh.info

Emri i saj i vërtetë është Isabella Lang, e cila në vitin 2002 e formoi partinë e saj politike të quajtur “Partia e kënaqësisë”.

Në mars ajo u pa në rrugët e Parisit me një palë pantollona seksi, duke promovuar partinë e saj dhe duke protestuar kundër korrupsionit.

Tani ajo po synon të zërë një ulëse në Parlament.

Plani i saj përfshin hapa për të përmirësuar mjedisin dhe për të mbështetur një shoqëri më humane, tolerante dhe të drejtë.

Ajo gjithashtu dëshiron të kujdeset për shtresat e pambrojtura të popullsisë dhe të marrë masa për të përmirësuar sigurinë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme