VAIO, më nuk është pjesë e Sony, dhe duket se po i pëlqen tregu i telefonave të mençur, ngase ka vendosur të futet në treg kundër ish kompanisë partnere Sony, që ka në treg serinë e telefonave të mençur me emrin Xperia.
VAIO në treg do të futet me telefonin e quajtur “VAIO Phone”, dhe do të paraqitet për herë të parë në Japoni në bashkëpunim me njërin nga operatorët mobil që operon në tregun japonez. Ky operator mobil quhet “b-mobile”, dhe nuk është njëri nga operatorët e mëdhenj në Japoni.
“VAIO Phone” për herë të parë do të paraqitet me 10 Mars.
Mos harroni se VAIO më nuk është pjesë e Sony, dhe tani është kompani jo shumë e madhe dhe e njohur. VAIO më tepër njihet në tregun e laptopave , por presim se si do paraqitet edhe në tregun e pajisjeve mobile.
“VAIO Phone” do të ketë ekran me madhësi prej 5 inçësh, sistemin operativ Android 5.0, kamerë 13 megapiksel, 2GB RAM memorie dhe procesorin 1.2GHz.
Nga pamjet e paraqitura duket shumë i ngjashëm me Nexus 4./arbresh.info/
https://vine.co/v/O9iQ9Uhm2nt
Kënga që Liam Payne incizoi para vdekjes nuk do të publikohe...
Gërvalla sot e përfaqëson Kosovën në Këshillin e Sigurimit t...
Përfshihet nga zjarri një stallë në Korçë, humb jetën një pe...
Drejtori i AKI-së sot raporton në Komisioni për Mbikëqyrjen ...
Trupat koreanoveriore mund të jenë “shënjestër” ...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj