Janë të shkëlqyeshme për shëndetin fizik, por edhe atë mendor. Shkencëtarët kanë konstatuar se farat e kungullit tregojnë rezultate në pakësimin e simptomave të depresionit dhe jo vetëm kundër kancerit.
Hulumtimi nga shkencëtarët spanjollë ka treguar se farat e kungullit përmbajnë substanca që me sukses luftojnë qelizat e kancerit. Edhe ekspertët gjermanë kanë dëshmuar se femrat që kanë kaluar nëpër menopauzë dhe përditë kanë konsumuar fara të kungullit për 23 për qind ishin më pak të rrezikuara nga kanceri i gjirit.
Të mira për shëndetin e prostatës Vaji i farave të kungullit përdoret për shërimin e prostatës së rritur. Ky vaj përmban fitokemikate dhe antioksidues që ulin nivelin e radikaleve të lira dhe parandalojnë shfaqjen e qelizave kancerogjene.
Zbutin simptomat e menopauzës Nëse kërkoni mënyra natyrale për të përmirësuar disponimin apo për të zbutur simptomat e menopauzës, farat e kungullit janë zgjedhje e duhur. Ato rregullojnë sulmet e nxehtësisë, dhimbjet e kokës, dhimbjet në nyja. Ekspertët kanë dëshmuar se farat e kungullit ngritin nivelin e kolesterolit të mirë. Mbrojnë nga diabeti Farat e kungullit janë të pasura me aminoacide të shëndetshme.
Është vërtetuar se janë të mira në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Ekspertë të shumtë personave që vuajnë nga diabeti ju sugjerojnë të konsumojnë farat e kungullit, si ushqim që duhet konsumuar përditë.
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...