Google ADS

Rama në përurimin e sheshit “Skënderbej”: Hera e parë që më dridhen gjunjët

22:06 | 10 Qershor 2017
Arbresh.info

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim në ceremoninë e hapjes së sheshit “Skënderbej” mbrëmjen e sotme pas rikonstruksionit, punime që zgjatën 10 muaj.

Rama tha se është hera e parë në historinë e tij politike që i dridhen gjunjët nga emocioni për sheshin.

“Është hera e parë në jetën time politike që unë nuk shkruaj dot një fjalim, besojeni ose jo por është hera e parë që mua më dridhen gjunjët, besojeni ose jo është nga fjalimet e rralla që do jetë i shkurtër. Kam kaluar në shesh përpara disa javësh me Lindën vetëm dhe nuk i mbaja dot lotët. Sepse e kam besuar që Shqipërisë, Tiranës i duhej ky shesh dhe ka pasur momente që jam dorëzuar duke menduar se ky shesh nuk do të bëhej kurrë./albeu.com/

Dhe kur ecnim atë natë me Lindën më dukej e pabesueshme por e mrekullueshme që megjithëse zgjati 10 vite sheshi i Skënderbeut rilindi dhe ambicia jonë për Tiranën fitoi. Nuk do të ishim këtu sot nëse nuk do të kishim lali Erin, të cilit i jam shumë mirënjohës që e rimori projektin dhe e çoi deri në fund. Padiskutim ky nuk do ishte një shesh kaq i bukur nëse nuk do shahej”, u shpreh Kryeministri Edi Rama/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme