Ylli i Arsenalit, Alexis Sanchez raportohet se ka finalizuar transferimin në Manchester City.
Sipas raporteve nga mediat kiliane, Pep Guardiola ka fituar garën për nënshkrimin me sulmuesin, transmeton portali arbresh.info.
E ardhmja e 28-vjeçarit ka qenë në dyshime pas refuzimit për të nënshkruar marrëveshje të re me “Topçinjtë”.
Kontrata e tij aktuale me gjigantin anglez skadon verën e ardhshme, por Arsenali duhet të shes këtë verë sulmuesin nëse dëshirojnë për të siguruar ndonjë tarifë nga ylli i tyre.
Chelsea dhe Bayern Munichu kanë qenë gjithashtu duke kërkuar transferimin e tij.
Megjithatë, gazetari kilian i shumë respektuar Fernando Solabarrita ka tronditur të gjithë duke raportuar se tashmë ai është bashkuar Manchester Cityt.
Sanchez është aktualisht në detyrë me skuadrën kombëtare të Kilit në përgatitje për Kupën e Konfederatave./arbresh.info
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...