Në raportin e publikuar të Agjencisë Kosovare të Statistikave për çmimet e prodhimit për tremujorin e vitit 2017 thuhet se çmimet e prodhimeve në Kosovë është rritur.
Sipas këtij raporti, indeksi i çmimeve të prodhimit në Kosovë është më i lartë për 0.4% në TM1 2017, krahasuar me TM4 2016,
”Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit (8.6%); prodhimi i metaleve (5.3%); prodhimi i pajisjeve elektrike (3.1%); prodhimi produkteve kimike (2.2%); prodhimi i mobiljeve (1.1%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobiljeve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse (0.9%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (0.2%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (0.2%); dhe grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (0.2%)” thuhët në raportin e publikuar nga ASK-së.
Ndërkaq, sipas të dhënave të këtij raporti, krahasuar këtë vit 2017 me vitin 2016 çmimet e prodhimit në Kosovë u ngriten në një mesatare prej 0.9%.
“Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprmtarive ekonomike vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit (80.4%); prodhimi i metaleve (16.7%); prodhimi i pajisjeve elektrike (2.5%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (1.3%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (1.1%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (1.0%); prodhimi i mobiljeve (0.7%); dhe prodhimi i produkteve kimike (0.4%)” thuhët ndër të tjerash në raport.
Sipas ASK-së, Ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te disa prodhimeve.
“Prodhimi i mjeteve motorike (të transportit) rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (-5.8%); prodhimi i pijeve (-4.6%); prodhimi i produkteve ushqimore (-3.8%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj (-3.8%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (-0.8%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (-0.6%); prodhimi i produkteve minerale jometalike (-0.4%); dhe prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobiljeve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse (-0.4%)” shkruhet në raport
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...