Mesfushori i Bayern Munichut, Thiago Alcantara ka lavdëruar ish trajnerin e tyre Pep Guardiolan për “ndryshimin e konceptit në futbollin gjerman”.
“Pep Guardiola solli një theks të madh duke i vendosur vlerë posedimit dhe kontrollimit të lojës”, tha Alcantara për ‘Marca’, transmeton portali arbresh.info.
“Bundesliga ka qenë gjithmonë një kompeticion i forcës, fuqisë dhe golave. Ai ndryshoi konceptin e futbollit gjerman në përgjithësi dhe ata kanë gjetur një harmoni me këtë që i dërgoi ata drejt kampionit botëror”
Guardiola shijoi tri sezone te gjiganti bavarez para transferimit në Manchester City verën e kaluar./arbresh.info
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut