Nëse vishni një fanellë të Barcelonës në Arabi Saudite atëherë mund të dënoheni deri në 130.000 euro dhe 15 vite burg për shkak të lidhjeve të vazhdueshme të klubit me Qatar Airways.
Tensionet në regjionin e Gulfit kanë bërë që vendet si Arabia Saudite të bojkotojë subjektet e Katarit dhe këto masa mund të ndikojnë edhe tek tifozët e futbollit që dëshirojnë të veshin fanella të yjeve si Lionel Messi dhe Neymar, transmeton portali arbresh.info.
Fqinjët arab të Katarit kanë vendosur në listën e zezë subjektet si Qatar Airways për shkak të lidhjeve të tyre ekstremiste, pasi fanella sportive e Barcelonës me logon e linjës ajrore thuhet se është ilegale.
Bazuar në ‘Sky Italy’, tifozët që kapen duke bartur fanella me logon e Qatar Airways tani dënohen me gjobë 135.000 euro dhe deri në 15 vite burg.
Barcelona ka qenë e sponsorizuar nga Qatar Airways në katër sezonet e fundit, por tani ata kanë arritur një marrëveshje katër vjeçare me kompaninë japoneze Rakuten dhe duke filluar nga sezoni 2017-18 ata do të bartin logo e tyre në fanellë./arbresh.info
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...