Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rikthimin e Qendrës së Votimit 1704x në shkollën fillore “8 Marsi”.
Në Zgjedhjet Parlamentare 2014, për shkak të renovimit të Shkollës Fillore “8 Marsi”, Qendra e Votimit 1704x e ka shfrytezuar Fakultetin “Haxhi Zeka”.
“Tani kjo qendër prapë do të kthehet në Shkollën Fillore ”8 Marsi”, për shkak se kjo shkollë është ri funksionalizuar,” bëhet e ditur në vendimin e KQZ-së.
KQZ ka ndryshuar lokacionin edhe të disa qendrave tjera të votimit nëpër Kosovë, dhe votuesit në rast se hasin në ndonjë problem mund të konsultohen me komisionet lokale të zgjedhjeve./arbresh.info
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...