Google ADS

​Jolie e kthen vajzën adoptive në vendlindje pas 12 vjetësh

11:55 | 10 Qershor 2017
Arbresh.info

Aktorja e famshme Angelina Jolie ka rikthyer vajzën e adoptuar Zahara në vendlindjen e saj në Etiopi.

Jolie bashkë me Brad Pitt udhëtoi në vitin 2005 në këtë vend afrikan për ta marrë vajzën e tyre adoptive.

Në atë kohë Zahara ishte vetëm 6 muajsh, ndërsa sot pas 12 vitesh e ktheu në vendlindje për herë të parë në jetë. “Angelina gjithnjë ka dashur që secili prej fëmijëve të njihte vendin e lindjes, dhe trashëgiminë e tyre, prandaj me zi pret që Zahara të vizitojë Etiopinë”, ka bërë të ditur një burim.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme