Të shtëna me armë në Deçan, një person dërgohet në QKUK

11:36 | 10 Qershor 2017
Arbresh.info

Në fshatin “Isniq” në Deçan është raportuar për të shtëna me armë si shkak I një mosmarrëveshje.
Mësohet se pas një mosmarrëveshje i dyshuari ka qëlluar me armë viktimën mashkull duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor ndërsa në vend-ngjarje janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja të pistoletës.

I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme