Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti i Shteteve të Bashkura Donald Trump, do ta vizitojë Poloninë muajin e ardhshëm. Presidenti Trump do ta vizitojë këtë vend para se të arrijë në Gjermani, ku do të jetë pjesë e samitit të grupit të G-20.
“Kjo vizitë do të ripohojë angazhimin e palëkundur të Amerikës ndaj njërit prej aleatëve tanë më të afërt evropianë si dhe thekson prioritetin e administratës për forcimin e mbrojtjes kolektive të NATO-s”, ka shtuar Shtëpia e Bardhë përmes njoftimit.
Trump do të mbajë një fjalim gjatë vizitës në Poloni dhe do të marrë pjesë në samitin Iniciativa e Tri Deteve, si një simbol i “lidhjeve të forta të Uashingtonit me Evropën Qendrore”, thuhet më tutje në njotim.
Udhëheqësit nga disa vende të Evropës Qendrore, Lindore dhe Jugore do të takohen në qytetin Wroclaw në pjesën perëndimore të Polonisë në samitin e njohur si Iniciativa e Tri Deteve më 6-7 korrik.
Samiti i grupit G-20 do të zhvillohet në Hamburg më 7-8 korrik.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën