Nëse mendoni të shkoni në pushime dhe të lini ushqim në frigoriferin e shtëpisë, atëherë këtë artikull gjithsesi duhet ta lexoni. Sot do t’jua mësojmë një truk të thjeshtë për t’ju treguar nëse është i sigurt ushqimi që e kini lënë në frigorifer.
Ndonjëherë, kur jeni larg shtëpisë, energjia elektrike ndërpritet dhe ju nuk jeni të vetëdijshëm për këtë. Sidoqoftë, kjo dukuri mund të shkaktojë që ushqimi i ruajtur në frigorifer të shkrihet dhe pastaj të prishet, transmeton Telegrafi.
Për të zbuluar se a ka ndodhur kjo, duhet ta aplikoni këtë truk të thjeshtë para se të dilni nga shtëpia: mbusheni një gotë me ujë dhe vendoseni në frigorifer. Kur të ngrihet uji, vendoseni një monedhë mbi akull dhe vendoseni prapë gotën në frigorifer.
Nëse kur ktheheni në shtëpi pas pushimeve e zbuloni se monedha gjendet në fund të gotës, atëherë tërë ushqimin duhet ta hidhni në bërllok! Kjo do të thotë se frigoriferi ka qëndruar një kohë pa energji elektrike saqë është shkrirë akulli dhe është ngrirë prapë.
Por, nëse monedha ende gjendet mbi akull, atëherë nuk ka pasur probleme me rrymë në shtëpi.
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...