Google ADS

Gjithçka gati për nesër

08:03 | 10 Qershor 2017
Arbresh.info

Nesër do të mbahen zgjedhjet e parakohshme nacionale, dhe qytetarët e Kosovës qysh nga ora shtatë e mëngjesit do t’i drejtohen vendvotimeve për të zgjedhur në listën e votimit koalicionet apo partitë politike.

Komisioni Qendror i zgjedhjeve thotë se ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për këtë proces, shkruan arbresh.info.

Shpërndarja e materialit administrativ në shumicën e komunave është në përfundim e sipër, dhe bëjnë të ditur se edhe materiali sensitiv do të shpërndahet me kohë.

Koha e shkurtër e organizimit të këtyre zgjedhjeve e ka sfiduar këtë proces.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ofruar që prej vitit 2009 edhe fletëvotimet me alfabetin e Brait, i cili ju dedikohet të gjithë personave të verbër dhe atyre me shikim të dobësuar që të mund të votojnë në mënyrë të pavarur dhe të fshehtë.

Këtë vit KQZ ka pranuar 20,354 aplikacione nga diaspora të cilat i kanë shqyrtuar dhe 15,118 prej tyre i kanë aprovuar për votim, shkruan arbresh.info.

Pjesa tjetër e aplikacioneve që nuk janë pranuar ka ndodhur për shkak se disa prej tyre nuk e kanë pasur moshën 18 vjeçare, disa nuk e kanë nënshkruar formularin për aplikim, disa nuk kanë plotësuar kriteret për përfshirjen në listën e votuesve dhe disa kanë aplikuar nga dy herë.

Qytetarët mund ta kontrollojnë vendvotimin e tyre përmes faqes së KQZ-së në internet dhe po ashtu mund edhe ta bëjnë ndërrimin e vendvotimit të tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme