Para 50 vjetёsh nis lufta gjashtё ditore: Izraeli sulmoi njёkohёsisht tre vende arabe fiqnj, qё kishin kёrcёnuar tё asgjёsonin shtetin hebre. Fitorja e Izraelit ka lёnё gjurmё tё thella nё rajon edhe sot.
“Ndihej si njё kёrcёnim ekzistencial pёr Izraelin”, kujton Moshe Milo kohёn para shpёrthimit tё luftёs. Milo ishte askohe 23 vjeç dhe shёrbente si radiomarrёs nё njёsinё e parashutistёve izraelitё. Disa javё mё parё nё Egjipt ish-presidenti Gamal Abdel Nasser kishte kёrcёnuar, se do ta fshinte Izraelin nga harta. Tone tё ngjashme dёgjoheshin edhe nga Siria. Dy luftra kishin zhvilluar tё dyja kёto shtete arabe me Izraelin nё vitet 1948 dhe 1956. Mё pas presidenti egjiptian dislokoi trupat e veta nё Sinai dhe bllokoi rrugёn e Tiranit pёr qarkullimin e anijeve izraelite.
Mёngjesin e 5 qershorit 1967 aviacioni izraelit atakoi pёrmes njё sulmi tё papritur trupat nё Sinai. Kur shprёrtheu lufta, ushtari Milo ishte mobilizuar pёr tё luftuar nё frontin jugor kundёr Egjiptit: “Por papritur misioni ynё ndryshoi dhe ne u nisёm drejt Jeruzalemit”, kujton ai.
Pushtimi i murit tё vajtimit
50 vjet mё vonё Moshe Milo dhe Yoram Zamsh me hapa tё shpejtё shkojnё nё pjesёn historike tё Jeruzalemit pёrmes rrugёs Al-Vad nё lagjen myslimane. Mё 1967 Yoram Zamosh ishte komandanti i ri i njёsisё. Bashkё ata sulmuan portёn e luanit dhe mundёn tё hyjnё nё pjesёn historike tё qytetit, e cila qё nga viti 1948 kontrollohej prej Jordanisё. Lufta gjashtё ditore i ka lidhur ngushtё deri mё sot tё dy shokёt e ushtrisё. “Deri nё luftё ne konsideroheshim si njё popull i dobёt i pёrnjdekur. Holokausti kishte vetёm 25 vjet qё kishte ndodhur”, thotё sot Yoram Zamosh. “E ne tashmё ia arritёm, qё tё ripushtojmё murin e vajtimit. Ne sёrish mund tё mbaheshim nё kёmbёt tona.”
Vetёm pak metra mё tutje, 17-vjeçarja palestineze Haifa al Khalidi asokohe shihte marshimin e izraelitёve. Nga çatia e shtёpisё sё prindёrve tё saj edhe sot shihet muri i vajtimit, kodra e tempulit dhe xhamia Al-Aksa. “Ne ishim feshur nё shtёpi, askush nuk guxonte tё dilte, madje as tё shihnim nga dritarja nuk guxonim. Dёgjuam dikё nё rrugё qё thёrriste – ushtarёt irakianё kanё ardhur”, kujton al Khalidi. “Por nёna ime shumё shpejt e kuptoi nga zёrat, qё ishin ushtarё izraelitё. Ishte njё shok, qё izraelitёt kaq shpejt kishin ardhur nё pjesёn historike tё qytetit.”
Mё 7 qershor 1967 trupat izraelite pushtuan territorin. “Ne pamё komandatin tonё duke qarё prej gёzimit, qё mund tё prekte me dorё murin e vajtimit”, kujton Zamosh. Ai ngriti aty flamurin izraelit. “Ne ishim sёrish aty. Flamuri izraelit valёvitej mbi murin e vajtimit”, pёrshkruan momentin Zamosh, i cili e ndjen atё edhe sot njёsoj si dikur.
Çlirim dhe pushtim
Pushtimi i pjesёs historike tё Jeruzalemit edhe sot festohet nё Izrael si “Çlirim dhe ribashkim i Jeruzalemit”. Transkriptet e publikuara sё fundi nga Arkivi i Shtetit nё Izrael mbi mbledhjet qeveritare tё qershorit 1967 tregojnё, se si pas spkepticizmit fillestar me çdo ditё tё luftёs rritej euforia. Nёse ёshtё e nevojshme, ne mund tё jemi “brenda pak orёsh edhe nё Bejrut”, citohet ministri i atёhershёm i Mbrojtjes Moshe Dayan.
Izraeli brenda pak ditёsh e trefishoi territorin e vet dhe pushtoi territore duke kontrolluar edhe njё popull tjetёr: palestinezёt. Pak pas luftёs u diskutua se si do tё veprohej me territoret e pushtuara. “Ne ndodhemi kёtu me dy popuj, njёri me tё gjitha tё drejtat themelore dhe tjetri, qё i mohohen tё gjitha tё drejtat”, me kёto fjalё citohet ministri i Jashtёm Abba Eban. Kjo nё sfondin e sё kaluarёs sё hebrejve dhe nё kontekstin ndёrkombёtar nuk mund tё mbrohet.
Nё pjesёn historike tё Jeruzalemit palestinezja Haifa al Khalidi vёzhgon pasojat e luftёs: Lagja e vjeter fqinj Mughrabi u shkatёrrua pёr tё lehtёsuar akesin tek muri i vajtimit. “Ata u dhanё njerёzve dy orё kohё, qё tё lironin shtёpitё e tyre, e pastaj erdhёn buldozerёt”, kujton al Khalidi. Pak ditё mё vonё kjo lagje ndodhej nёn rёnoja. Mё vonё u krijua prej saj njё shesh i lirё para murit tё vajtimit. “Unё nuk e di, se ku shkuan gjithё ata njerёz. Por ata qё mundёn tё arratisen, nuk mund tё ktheheshin mё nё Jeruzalem.” Mijёra gjatё luftёs u arratisёn nё drejtim tё Lindjes, shumё syresh edhe sot jetojnё me statusin e refugjatit nё Jordani.
Pёr palestinezёt qё kanё mbetur, mё 1967 nisi jeta nёn pushtimin ushtarak izraelit. Izraeli aneksoi pjesёn lindore arabe dhe e shpalli mё vonё Jeruzalemin si kryeqytetin e vet tё “pandarё dhe tё pёrjetshёm”. Por kjo nuk u pranua kurrё nga bashkёsia ndёrkombёtare. Shumica e banorёve palestinezё tё Jeruzalemit Lindor u pajisёn me njё status tё veçantё refugjati – pa tё drejta civile. Palestinezёt, qё janё regjistruar nё Jordanin Perёndimor apo nё Rripin e Gazёs, edhe sot e kёsaj dite duhet tё marrin leje prej administratёs ushtarake izraelite, pёr tё vizituar Jeruzalemin.
Izraeli mё 1967 pushtoi edhe Sinain e Rripin e Gazёs, qё mё parё kontrolloheshin nga Egjipti, si dhe kodrat siriane Golan. Lufta e sukseshme rrufe krijoi mitin e Izraelit tё pamposhtshёm – por sidoqoftё ajo nuk u dha fund konflikteve me fqinjёt arabё. Pasuan luftra tё tjera. Vetёm vite mё vonё Izraeli vendosi paqen me Egjiptin dhe Jordaninё. Konflikti mes Izraelit dhe palestinezёve nuk ёshtё zgjidhur as sot. “Askush nuk mund ta pёrfytyronte atёbotё, qё Izraeli do tё qendronte kaq gjatё nё Jeruzalemin Lindor dhe nё Jordanin Perёndimor”, thotё Haifa al Khalidi. Tani vetёm mund tё shpresoj, qё njё ditё situata do tё ndryshojё.”/DW
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...