Turma të mëdha të protuestuesve kanë zbitur në para kryeministrisë në Londër, duke kërkuar dorëheqjen e saj.
Ata po e quajnë koalicionin e arritur për formimin e qeverisë në Britani, si ‘koalicion të kaosit’, transmeton portali arbresh.info
Gjashtë javë më parë pritej që Partia Koservatore të merrte më shumë se 100 vende në parlament, por votuesit kanë vendosur ndryshe.
Theresa May ka humbur 12 ulëse në Parlament, ndërsa tani po përballet me thirrjet për dorëheqje.
E ndërkohë që laburistët e opozitës arritën një rezultat spektakolar, me një shtim të elektoratit, i paparë që nga koha e Luftës së Dytë Botërore.
Qeveria e re në Britani pritet të formohet në koalicion me Partinë Demokratike të Unionistëve, mbështetësit e qëndrimit të Irlandës së Veriut nën kontrollin britanik./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...