Ligji NR. 03/L-073 për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, që është në fuqi nga viti 2008, përcakton ndalimin e përfshirjes në media, gjatë heshtjes zgjedhore se
Në pikat 1 dhe 2 të nenit 52, thuhet: “52.1 Asnjë person ose medium nuk transmeton ose publikon çfarëdo materiali që i takon aktivitetit të fushatës gjatë periudhës që fillon njëzetekatër (24) orë para hapjes së vendvotimeve deri në mbylljen zyrtare të vendvotimeve; 52.2 Në Kosovë nuk bëhet asnjë publikim ose transmetim i rezultateve të hulumtimit të opinionit publik që ka të bëjë me fushatën e zgjedhjeve, duke përshirë daljen në votime, gjatë periudhës që fillon 24 orë para mbylljes zyrtare të vendvotimeve dhe deri në përmbylljen e procesit zgjedhor”.
Hapja e vendvotimeve, të dielën më 11 qershor, do të bëhet nga ora 7:00. Ndërkaq, mbyllja në orën 19:00. Heshtja zgjedhore pra fillon në ora 7:00, të shtunën më 10 qershor.
Në këto zgjedhje marrin pjesë pesë koalicione; 19 parti politike dhe dy nisma qytetare. Ndërkaq, janë 971 kandidatë për deputetë.
Lista përfundimtare e Votuesve për Zgjedhjet e 11 qershorit përmban 1,872,941 votues. Numri i votuesve të rinj është 155,202 votues.
Vendin se ku do të votoni mund ta mësoni: KËTU
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...