Deputetja e Maqedonisë ishte përgjuar disa vite nga shërbimet

21:36 | 9 Qershor 2017
Arbresh.info

Deputetja e LSDM-së Frosina Remenski dhe bashkëshorti i saj thonë se në mënyrë joligjore janë përgjuar më shumë se tre vite.

Ajo sot u paraqit para PSP-së në cilësinë e të dëmtuarës bashkë me bashkëshortin e saj. Ata pohojnë se i ka përgjuar policia sekrete pasi Remenski ka zbardhur aferën “Afis”.

“E keni të njohur aferën “Afis”, e keni të njohur bisedën e Gordana Jankullovskës dhe Kiril Bozhinovskit në pjesën e shkarkimit tim nga pozita e Prodekanit në Fakultetin e sigurisë dhe të gjitha çështjet tjera lidhur me degradimin e bashkëshortit tim i punësuar në MPB dhe mobingun e vazhdueshëm politik që po e pësonim vite me radhë” deklaroi Frosina Remenski, LSDM.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme