Google ADS

Fushatë edhe me pitalka (VIDEO)

20:59 | 9 Qershor 2017
Arbresh.info

Pitalkat te Pashtriku në Gjilan kushtojnë 20 cent.

Por në syfyrin e së martës, 200 pitalka ishin falas për blerësit, pasi që u paguan nga dikush që pronari i furrës thotë që nuk e ka idenë se kush ishte.

Me bukë, në qese u shkoi edhe një kartëvizitë e kandidatës për deputete të koalicionit PDK-AAK-Nisma, Leonora Morina-Bunjaku.

E kjo vepër po del se ka qenë vepër e mbështetësve të kandidatës Leonora Morina.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme