Kurti: Asnjë ministër nuk do të ketë më shumë se një zëvendësministër

20:29 | 9 Qershor 2017
M. A.

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti në një intervistë ka thënë se me qeverisjen e Vetëvendosjes, Demarkacioni dhe “Zajednica” nuk do të kthehen më, shkruan arbresh.info

“Me qeverinë e Lëvizjes Vetëvendosje demarkacioni dhe ‘zajednica’ nuk do të kthehen më. Ka kaluar koha e bos-njëzimit të Kosovës dhe humbja e territorit të Kosovës”, tha kurti.

Po ashtu ai ka thënë se me qeverisjen e Vetëvendosjes asnjë ministër nuk do të ketë më shumë se një zëvendësministër.

“Se paku për një të treten e ministrave do ti kemi më pak. Do ti bëjmë bashkë disa ministri dhe asnjë ministër nuk do të ketë  më shumë se një zëvendësministër”, ka thënë Kurti./Arrbesh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme