Filipinet i bëjnë thirrje Facebook-ut të mbyllë llogaritë e militantëve islamikë

19:45 | 9 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Ushtria e Filipineve ka deklaruar se i ka bërë thirrje kompanisë Facebook që të mbyllë dhjetëra llogari të militantëve islamikë.

Sipas tyre, ata e kanë përdorur rrjetin social për të përhapur keqinformime rreth sulmit të tyre në qytetet jugore dhe për të koordinuar betejën e tyre me forcat e sigurisë, shkruan Reuters, transmeton portali arbresh.info

Ekipi i monitorimit të medias sociale në ushtrinë e Filipineve ka identifikuar 63 llogari me emra të rremë, që besohet se përdoret nga grupi aleat i Shtetit Islamik, Maunte dhe sipmatizantët e saj.

“Ata po përhapin gënjeshtra, po përhapin keqinformime dhe po krijojnë probleme në luftën tonë kundër terrorizmit”, tha zëdhënësi i nënkolonelit Jo-Ar Herrera në një konferencë shtypi në Marawi.

Besohet se në Marawi janë të fshehur rreth 200 militantë edhe pas 18 ditësh përpjekje për të kapur qytetin.

Zyrtarët thanë se rreth 500-1000 civilë u bllokuan në zonën e ndërtuar që u pushtua nga luftëtarët, të cilët u vunë nën bombardim të rëndë ajror të premten./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme