Presidenti i Aleancës Kosova e Re, në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore sot në Prishtinë ka kërkuar për herë të fundit që të gjithë qytetarët e Kosovës mbi 18 vjet të dalin dhe të votojnë sic thotë Pacolli për të ardhmen e tyre.
“Puna do të fillon që nga data 11 qershor. Kjo do të jetë një datë që spektri politik i Kosovës do të ndahet në dy. Ai që do të udhëheq me Kosovën dhe ata që do të shkojnë në shtëpi. Mos e leni pa dal me datën 11. Këtë po e përsërit prapë mos e leni pa dal më votu”,
Ai ka kërkuar nga qytetarët që të votojnë koalicionin LDK – AKR sepse sipas tij ai është koalicion i shpresës
“Jonny kenedy ka thënë një njëri ka në dorë gjithçka ai vendosë sa i madh do të jetë. Ju qytetarë e keni në dorë të tregoni sa të mëdhenj jeni sa të fuqishëm që jeni, Ju me votën e juaj do të bëheni shumë të mëdhenj duke ndërtuar të ardhmen e Kosovës për fëmijët tanë. Me 11 qershor do të ndahemi nga e kaluar e hidhur, do të ndahemi nga korrupsioni nga zhvatja e shteti. Unë do të doja që çdo kush që ka mbush 18 vjet të votoj për këtë koalicion të drejtë e të dijes. Ne jemi tani në familjen e madhe Rugoviste, jemi natyralizuar në këtë familje”, ka thënë Pacolli.
Ai i ka thënë zotëri Hotit që nga ai dhe partia që drejton ka dritën e gjelbër.
Koalicioni AKR-LDK ka përmbyllur sot fushatën zgjedhore në Prishtinë ku të pranishëm ishin qindra qytetarë nga mbarë Kosova./Arbresh.info
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...