Theresa May nuk është Margaret Thatcher

17:29 | 9 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Theresa May e ka humbur bastin e saj.

Ajo ka kërkuar votën e shumicës për një mandat të plotë, në mënyrë që të trajtojë Brexit, në kurriz të punëtorëve europiane që ndodhen në Britani.

Rezultati i referendumit mbi Brexit nuk mund të ndryshojë, por politika britanike është vënë në lëvizje.  Ka vende të demokracisë së lashtë, të cilët e njohin alternimin, por kanë vetëm një parti themeluese, rrymë rreth të cilës shkon sistemi, të paktën derisa sistemi të mos jetë në krizë.

Në Izrael, Partia Laburiste, por ata e kanë humbur rëndësinë me kohë mbi vrasjen e Rabin dhe dështimin e mëvonshëm të Barakut.

Në Francë janë neo-Gaulistët, por pas presidencës ata përgatiten të humbasin ligjet, të cilat mund të kthehen gjatë mandatit të Macron.

Konservatorët në Britaninë e Madhe, kanë dëshmuar se janë dobësuar. May nuk e ka më shumicën absolute.

David Cameron kishte luajtur me të njejtën fatkeqësi mbi referendumin e daljës së Britanisë nga BE-ja. Ai shpërbëu parlamentin, duke rrezikuar mënyrën e pamatur për dorëzimin e një version të radikalizuar të Partisë Laburistë. Rikthimi i Corbyn ishte ndërprerë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të shpëtuar karrikën e Theresa May.

Theresa May nuk është Thacher dhe kjo është dëshmuar.

Ashpërsimi i saj ndaj Brexit, i është kthyer asaj në një formë të ashpër. Goditja ndaj terrorizmit, ishte e ashpër por e pafuqishme, sidomos nga gruaja që për gjashtë vite ishte Ministre e Brendshme.

Gjatë fushatës zgjedhore, ajo u paraqit e ftohtë dhe e padurueshme me sloganin e saj “Brexit është Brexit” dhe “Mjaft është mjaft!”.

Në anën tjetër, Jeremy Corbin luftoi më mirë se sa pritej. Ai morri hov në sondazhet fillestare dhe ndoshta nuk e meriton të etiketohet vetëm si një armik tjetër populist i modernizimit, shkencës dhe tregtisë së lirë.

Megjithatë, ëndërra e tij për ta kthyer Partinë Laburiste, aty ku kishte qenë gjatë kohës së Tony Blair, u bë e pamundur.  Ishte pikërisht Brexit që e lejoi atë të merrte vota mes europianëve dhe euroskeptikëve.

Sikurse ndodh shpesh, zgjedhjet e parakohshme nuk zgjidhin nyje.

Terrorizmi në anën tjetër, sfidon modelin multikulturor, të mbrojtur nga kryetari i Londrës, Sadiq Khan, i cili është kundërshtohet edhe nga Trump. Ekonomia, sfidohet nga rritja e pabarazisë. Skocezët duan pavarësine dhe padyshim tash vjen Brexit.

Tani Europa ka quar dorë nga Londra dhe negociatat kanë mbjellë pasiguri që nuk i përshtaten askujt. Ndarja më e mirë do të ishte minimizimi i dëmtimit të punëtorëve, studentëve emigrantë, tregtisë së lirë dhe tregjeve financiare.

Vota britanike dhe franceze, të cilëve do u bashkohet edhe Gjermania në shtator, mund të japin ndryshime të ritmit për integrimin europian dhe pa Britaninë e Madhe, përkundër viteve shqetësuese, por pa bojkot, Parisi dhe Berlini mund të vazhdojnë tutje, pa justifikime.

Ndërkohë në Romë vazhdon të llogaritet çmimi i përditshëm nëse paqëndrueshmëria përbën normat dhe rimëkëmbjen e dobët.

Shkruan: Aldo Cazzullo
Përktheu: Arbresh.info

Të ngjashme