Një takim i ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri me banorë të fshatit Akerni në Novoselë, ka degjeneruar në dhunë fizike bëjnë të ditur burime për Politiko.al.
Sipas këtyre burimeve nga takimi, Gjiknuri u ka kërkuar banorëve që të votojnë për PS-në, ose në rastin më të keq për PD-në, por kurrsesi për LSI-në. Ai ka kërkuar që qytetarët të zhdukin me votë ato parti që konsiderohen si parti të pazarave.
Por, këto deklarata të kandidatit të PS-së kanë nxitur reagimin e disa militantëve të LSI-së që ishin të pranishëm në takim. Ata janë përplasur fizikisht me njerëzit e Gjiknurit dhe kanë kërcënuar këtë të fundit.
Simpatizantët e LSI-së kanë akuzuar Gjiknurin se po kërkon të fusë banorët e fshatit në vëllavrasje vetëm për çështje politike.
Gjithsesi, ministri nuk është prekur nga banorët dhe është larguar pas tensionimit të situatës.
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor