Google ADS

Zyrtare: Luciano Spalleti, trajneri i ri i Interit

16:26 | 9 Qershor 2017
Arbresh Info

Gjiganti në Serie A, Interi ka emëruar si trajner të skuadrës Luciano Spalletin.

Trajneri i ri, i cili ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, do të prezantohet të mërkurën e javës së ardhshme në qendrën e stërvitjeve të klubit, transmeton portali arbresh.info.

Spalleti në të kaluarën ka menaxhuar klubet si Roma, Sampdoria, Venezia, Udinese dhe Ancona.

Ai do të zhvillojë seancën e parë stërvitore me skuadrën të hënën më 3 korrik./arbresh.info

https://twitter.com/Inter_en/status/873178534843486208

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme