Google ADS

Fajon ka mesazh për 150 mijë votuesit e rinj në Kosovë

15:20 | 9 Qershor 2017
arbresh.info

Raportuesja për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian eurodeputetja, Tanja Fajon, ka një mesazh për 150 mijë të rinjtë që votojnë për herë të parë në Kosovë, në zgjedhjet e të dielës.

“Votoni dhe ndikoni në ndryshimin që dëshironi të shihni,” është shprehur Fajon në një takim me të rinjtë në Durrës, derisa ishin mbledhur për të folur rreth Ballkanit Perëndimor, shkruan arbresh.info.

Rreth 155 mijë të rinj, të cilët kanë mbushur 18 vjet, do të votojnë për herë të parë të dielën më 11 qershor në zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend.

Votat e reja vlerësohet se do të jenë vendimtare në përzgjedhjen e subjektit i cili do të qeverisë në katër vjetët e ardhshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme