Gjatë finales së sezonit “Keeping up with the Kardashians”, Khloe është pyetur nëse ajo është përpjekur ndonjëherë të mbetej shtatzënë.
Bukuroshja tha se gjatë martesës me Lamar Odom, ka pretenduar se është duke u përpjekur për shtatzëni, por në fakt ajo nuk e ka konsideruar martesën aq të shëndetshme sa të vazhdoj trajtimet për të pasur fëmijë.
Khloe ka theksuar se asaj kohe ishte 27 vjeç dhe mendonte se një fëmijë do të rregullonte shumë gjëra në martesën e saj, por edhe se shumë të tjera do t’i ndërlikonte.
Tani kur ajo e ka pyetur mjekun se a do të ketë një shtatzëni të shëndetshme, mjeku kishte shprehur një dyshim.
Kjo ka bërë që Khloe të hedh lajmin i cili pushtoi mediat, megjithëse gjinekologu i saj nuk i kishte thënë definitivisht se ajo nuk do të mund të ketë asnjëherë fëmijë.
Pra, ka shpresa për Khloe Kardashian, që ajo një ditë të bëhet nënë.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...