Google ADS

Vuçiq fton serbët e Kosovës që ta votojnë Listën Serbe

14:25 | 9 Qershor 2017
arbresh.info

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka ftuar serbët e Kosovës që në zgjedhjet e parakohshme që mbahen të dielën të votojnë për Listën Serbe dhe ka porositur se Serbia dhe i gjithë populli serb bashkë me bashkëkombasit e tyre në Kosovë e mbrojnë “atë që është e shenjtë dhe e patjetërsueshme”.

Në letrën e presidentit serb që në tubimin përmbyllës të Listës Serbe që u mbajt në Mitrovicë që u lexua nga deputetja Maria Obradoviq thuhet se “para qytetarëve serbë është vendimi i madh ku varet lufta e suksesshme për interesat e serbëve në Krahinë”, raporton Tanjug.

Gjatë gjithë fushatës parazgjedhore ka patur pakënaqësi në mesin e përfaqësuesve politik serb, dhe disa prej tyre kanë përfunduar edhe me përleshje e deri tek arrestimet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme